Vuçiç i “shqetësuar”: Nëse s’hiqet taksa e bëhet ushtria do të ketë pasoja katastrofike

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, do të kenë pasoja katastrofike.

Sipas tij pasojat do të vijnë nëse “dikush nuk e vetëdijeson Prishtinën sa më shpejt që është e mundur”.

Vuçiç paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.

Ai gjithashtu komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, i cili dje përsëriti se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

“Dua t’i njoftoj se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se me Serbinë nuk mund të flitet kështu”.

Presidenti serb po ashtu tha se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Kosovës dhe e çon rajonin në shkallën më të lartë të rrezikut.

Të hënën, autoritetet e Kosovës paralajmëruan se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit