Vuçiç kërkon ndihmë nga Merkel për çështjen e Kosovës

Mos i humb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel sot në orën 16:00.

Siç është njoftuar edhe më parë të dy bashkëbiseduesit do të flasin edhe për Kosovën. Ky është takimi i tyre i 15-të duke përfshirë edhe kohën kur Vuçiç ishte kryeministër.

Ai ka thënë se Merkel është shumë serioze dhe për të biseduar me të duhet të përgatiten pyetje në mënyrë që të kuptohet se çfarë dëshiron Gjermania.

Presidenti serb ka theksuar se Serbia nuk është e kënaqur në lidhje me disa nga vendimet e BE-së dhe për këtë arsye do të vazhdojë t’i kërkojë Merkelit për ta ndihmuar.

“Sigurisht se do të diskutohet për Kosovën, por edhe për ekonominë” është shprehur Vuçiç gjatë qëndrimit në Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Në të njëjtin Forum është prezent edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili udhëtoi dje nga Kosova.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit