Vuçiç: Prishtina të heqë taksën dhe të kërkojë falje

Mos i humb

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç paralajmëron mospjesëmarrje në dialog pa heqjen e taksave nga ana e Kosovës. Vuçiç shton se serbët nuk janë budallenj dhe nuk do lejojnë të poshtërohen.

Sipas tij përveç taksës Kosova duhet të kërkojë falje edhe për dëmin e shkaktuar ndaj Serbisë.

“Nuk ka vazhdim të dialogu pa e hequr taksën.

Ne nuk jemi budallenj dhe nuk do të lejojmë të poshtërohemi dhe mashtrohemi. Së pari kërkim falja, pastaj e shohim se sa keni borxh për këtë provokim”, është shprehur Vuçiç mëngjesin e së shtunës.

Ndër të tjera Vuçiç ka komentuar edhe vendimin e opozitës serbe, e cila nuk ka pranuar që të marrë pjesë në zgjedhjet 19 majit në katër komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës. Sipas tij me këtë veprim ata e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit