Vuçiç pritet me ceremoni zyrtare nga Erdogan

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti me ceremoni zyrtare homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi.

Erdogan priti presidentin serb Vuçiç në hyrje të Kompleksit Presidencial në Ankara, ndërsa ceremonia vijoi me intonimin e himneve të të dy vendeve.

Vuçiç përshëndeti gardën e nderit kurse pas prezantimit të delegacioneve, dy presidentët pozuan para flamurit të Turqisë dhe Serbisë.

Erdogan dhe Vuçiç, të cilët kaluan në takimin kokë më kokë, më pas do të marrin pjesë në Seancën e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit.

Pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve, dy presidentët pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ndërsa do të vijojë edhe një darkë zyrtare e shtruar nga Erdogan në nder të homologut serb.

Në ceremoninë e pritjes morën pjesë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë të Turqisë, përfshirë zv/kryeministrin Fikri Isik, ministra të shumtë, si ministri i Jashtëm Mevlüt Çavusoglu si dhe zëdhënësin presidencial Ibrahim Kalin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit