Vuçiç thotë se mallrat e Serbisë po hynë në Kosovë, Kosova thotë se kjo nuk është e vërtetë!

Mos i humb

“Ditëve të fundit kemi arrtur të fusim mall në Kosovë, dhe shpresojme që ditëve në vijim këtë ta bëjmë edhe në sasi më të mëdha” ka thënë sot para gazetarëve presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç.

Mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar autoritetet e vendit tonë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, tha se nuk është vërejtur ndonjë fluks i shtuar i mallrave nga Serbia për në Kosovë gjatë periudhës së fundit.

“Këto janë deklarata politike të Vuçiçit”, ka thënë ai.

Stavileci theksoi se as njësitet antikontrabandë nuk kanë raportuar për ndonjë ndryshim.

Kujtojmë që javën që shkoi dyqanet në veri të Kosovës u mbyllën për dy ditë, në një përpjekje për të inicuar një krizë humanitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit