Nënkryetari i PDK-së i reagon Mustafës: Ju keni vetëm fjalë

Mos i humb

Zv/kryetari i PDK- së, Uran Ismaili, ka thënë se lideri aktual i LDK- së është i frikësuar dhe ka vetëm fjalë kur përmend mundësinë për ta rrëzuar Qeverinë.

Ai ka thënë se LDK dhe udhëheqësi i saj kanë vetëm fjalë dhe kalkulime. Asgjë më shumë.

“Ju keni vetëm fjalë dhe kalkulime politike. Në fakt, nuk keni pasur kurrë më shumë sesa kaq”, ka shkruar Ismaili, në një reagim në Fb.

Isa Mustafa po thërret për rrëzimin e Qeverisë, por po harron se Qeveria nuk mbahet gjallë kur udhëheqësi i saj dorëzohet, siç bëri ai me Qeverinë që drejtonte. Qeveria nuk rrëzohet as kur kryetari i opozitës frikësohet të thërret seancë për mocion mosbesimi. Fjalët nuk rrëzojnë qeveri”, ka shtuar ai.

Ismaili ka thënë se Isa Mustafa dhe LDK-ja duhet ta kuptojnë se problemet e LDK-së nuk janë edhe shqetësime të qytetarëve.

“LDK-ja çdo ditë po dëshmon se është joserioze me opsionin e vet si alternativë qeverisëse. Paaftësia e saj për të udhëhequr brenda partisë po tregon se ajo nuk është e gatshme të udhëheq as vendin. Koalicioni i Isa Mustafës i proklamuar me LVV-në dhe temat e proklamimit me fjalët e luftës kundër korrupsionit dhe flirtimi me njerëz partiakë të korruptuar janë ogur i zi për pikën kritike ku ka mbërrirë LDK-ja”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit