Vuçiç vizitë në Mauzoleun e Ataturkut në Ankara

Mos i humb

 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Turqi vizitoi Mauzoleun (Anıtkabir) e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Së bashku me një delegacion shoqërues, Vuçiç vendosi kurorë lulesh në mauzole, ndërsa më pas shkroi shënime në Librin e Veçantë të Kujtimeve.

“I shpreh respektet e mia liderit të madh të historisë turke, Mustafa Kemal Ataturk, ndërsa dua të theksoj besimin se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë do të jenë në të mirë të të dy vendeve dhe popujve”, shkroi Vuçiç.

“Në këtë vend përmes të cilit kujtojmë historinë, dua të potencoj se Serbia dëshiron marrëdhëniet më të mira me Turqinë, për shkak se ato kanë rëndësi të madhe për të ardhmen tonë. Shpresoj që vizita ime në Ankara dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mrekullueshëm me presidentin Recep Tayyip Erdoğan do të jetë një hap tjetër në këtë drejtim”, shkroi më tej Vuçiç në librin e veçantë.

Gjatë vizitës në mauzole, presidenti serb u shoqërua nga zëvendëskryeministri i Turqisë, Fikri Işık dhe ambasadori i Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç.

Vuçiç gjatë ditës së sotme do të takohet me presidentin Erdoğan në Kompleksin Presidencial në Ankara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit