Vuçiq kërkon falje: “Më ka dështuar ideja për Kosovën!”

Mos i humb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ndjehet keq që ideja e tij për rivendosjen e kufijve ka dështuar.

Sipas tij, ideja dështoi sepse “njerëzit e tij mendonin ndryshe, dhe kjo do t’iu kushtojë shumë për dy- tre dekadat e ardhshme”.

Lidhur me vazhdimin e bisedimeve, ai tha se ai “nuk po avokon për një Kosovë të pavarur brenda këtyre kufijve, por për vendosjen e një kufiri përfundimtar të kompromisit midis serbëve dhe shqiptarëve”. Megjithatë, ai “ra përtoke” duke shpjeguar se realiteti është më i rëndësishëm se emocionet. Vuçiq njoftoi gjithashtu se do të takohet me zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini, një politikan i njohur për qasje anti-islame dhe anti-emigrante.

Megjithatë, Vuçiq e përshkroi Salvinin si “politikanin më të fuqishëm” të Italisë, duke pretenduar se ai po e shtyen Italinë drejt tërheqjes së njohjes së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit