VV-ja komenton raportin e progresit: Kosova, vendi i fundit në rrugëtimin drejt BE-së

Mos i humb

Pas publikimit të raportit të BE-së për Kosovën, Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Kosova mbetet vendi i fundit sa i përket rrugëtimit drejt BE-së, ndërsa shton se procesin integrues qeveria e vendit po e kupton si dialog me Serbinë.

Taulant Kryeziu, ish-zëvendësministër i Integrimeve Evropiane në qeverinë Kurti, tha se problemi kryesor i rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së mbetet sundimi i ligjit.

“Pra nëse e shohim ka një dallim substancial se si i qaset gjuha kur kemi qeverisur ne dhe tash qeverisë Hoti. Kur i referohet qeverisë Kurti flet për luftim të korrupsionit, ndërsa kur i adresohet qeverisë jo legjitime Hoti përfundon dhe fillon tek dialogu me Serbinë. Procesi i integrimit evropian nuk është dialogu me Serbinë, problemi kryesor është sundimi i ligjit”, tha ai.

Ai tha se qeveria Kurti kishte ndërmarrë hapa konkret në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Kryeziu tha se raporti po vazhdon vit pas viti të tregoj se sistemi i drejtësisë është i ndikuar nga politika.

“Aktualisht ne nuk kemi asnjë matje të zbatimit të MSA-së. Të gjitha këto tregojnë mungesën e vullnetit politik dhe tregon se Isa Mustafa dhe presidenti për me e bë një qeveri për dialog, por jo një qeveri për qytetarët. Kjo qeveri e ka shuar Ministrinë e Integrimit Evropian, e kanë shuar ministrinë, e kanë hartuar dokumentin për me e themelua agjencinë për integrime e sot marrin vendim për ta shfuqizuar. Ky është një shqetësim”, tha ai.

Kryeziu tha se qeveria procesin e integrimit evropian po e kupton si dialog me Serbinë.

“Kjo qeveri procesin e integrimit evropian po e kupton si dialog, dialog, dialog. Kanë mbetur edhe dy muaj që të përfundohet ky vit dhe ne jemi zero në proces të integrimit. Çdo gjë është ndërthurur dhe është lidhur me një proces dialogues”, tha ai.

Ndërsa, deputetja e LVV-së Fitore Pacolli, tha se këta që sot janë në qeveri nuk kishin interes dhe vazhdojnë të mos kenë interes që Kosova të ec tutje drejtë reformave evropiane.

“Çdo reformë që e inicioj qeveria Kurti lëkundi dhe dobësoi rrënjët e një sistemi të korruptuar. Rrëzimi i qeverisë Kurti u bë për një arsye dhe e gjeni në këtë raport. Pra qeveria Kurti kishte një program që ishte e gatshme të luftonte krimin dhe korrupsionit. Raporti tregon se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave por kjo nuk mjafton, liberalizimi i vizave është shumë larg sespe tash është konfirmuar se nuk do të jetë në agjendën e Këshillit”, tha ajo.

Sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, ajo tha se mbetet në fazë të njëjtë. Raporti tërheq vërejtjen se konfiskimi i aseteve mbetet i vogël.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit