VV kundërshton presidentin Thaçi për krijimin e Grupit të Unitetit

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdimësi ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në vend për krijimin e një Grupi të Unitetit për përfaqësim në bisedime me Serbinë.

Mirëpo, sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla ka kundërshtuar idenë e Presidentit Thaçi, edhe pse sipas tij, është i rëndësishëm për të biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.

Ai shtoi se në këtë Grup të Unitetit, është me rëndësi të mos jetë Presidenti Thaçi.

Sfeçla për KosovaPress ka shtuar se çdo rezultat i kësi lloj bisedimeve me palën serbe, është i pa favorshëm për Kosovën.

Edhe partitë tjera opozitare janë për arritjen e një konsensusi politik, por jo të jetë Presidenti Hashim Thaçi drejtues i dialogut me Serbinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit