WhatsApp nis punën për të krijuar opsionin e tij të AirDrop

Mos i humb

Cdokush që shpërndan foto e video mund të bjerë dakord se AirdDrop është një opsion fantastik, por fakti që përdoret vetëm nga Apple e bën pak të kufizuar. Tani, kjo ide duket se do të zhvillohet nga WhatsApp.

Sipas WABetaInfo, platforma po punon mbi një përditësim të ri që do të lejojë përdoruesit të shpërndajnë foto dhe video me pajisjet pranë tyre.

Opsioni nuk ka arritur ende në fazën e testimit kështu që nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm, por ka disa detaje rreth tij.

Përdoruesit duhet të tundin celularin për ta aktivizuar dhe të jenë afër personit tjetër. Edhe ky i fundit duhet të hapë aplikacionin dhe të tundë celularin për të parë dhe pranuar kërkesën.

Nuk dihet ende sa duhet të jetë afërsia. Në rastin e AirDrop është 9 metra.

Të gjitha fotot e videot do të vazhdojnë të mbrohen nga “end-to-end encryption”. Numrat e celularit do të mbeten privatë kur përdoruesit shpërndajnë foto e video me persona që nuk janë në listën e kontakteve.

Është ende e paqartë nëse ato do të shkarkohen automatikisht në galeri apo do të funksionojnë vetëm përmes Bluetooth. Aktualisht, WhatsApp lejon shpërndarjen e 100 fotografive përmes mesazheve, kështu që do duhet të presim për të parë se çfarë risie do të sjellë ky përditësim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit