Seanca e sotme plenare, deputetët e opozitës rresht para foltores me pankarta në duar

Mos i humb

Duket sikur opozitarët sot kanë zgjedhur një formë më të sofistikuar për të vijuar me mosbindjen e tyre në Parlament.

Nuk kanë bërë grumbull karriget, s’ka flakadanë, por kanë mbushur vendet ku ulen me pankarta kundër qeverisë si dhe janë bërë rresht para foltores.

“Vrasës i pluralizmit”, “McGonigal in jail, Rama should too”, janë disa nga frazat që shkruhen në pankarta. Nuk dihet a do ketë tensione në këtë seancë, njëjtë si herët e shkuara, ndërsa vlen të theksohet se kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka janë të përjashtuar me 10 ditë për shkak të incidenteve në sallën e Kuvendit dhe pengimin e mbledhjes së Komisionit të Medias.

Sot pritet që të votohen në Kuvend disa marrëveshjeve ekonomike si dhe emërimi i Plarent Ndrecës i cili merr mandatin e Arben Ahmetajt si deputet.

Ratifikimi i marrëveshjes së financimit me Francën, akti normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, akti normativ për shtesa dhe ndryshime për tatimin mbi të ardhurat dhe shqyrtimi i aktit normativ për masa urgjente për trajtimin e ujërave të ndotura, janë planifikuar në kalendarin e seancës së sotme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit