WhatsApp shfaq shenjat e para të funksionit për komunikim ndër-platformë

Mos i humb

WhatsApp si aplikacion mjaft popullor i mesazheve, po përgatitet të hap dyert për komunikim me platforma tjera të mesazheve.

Nevoja që WhatsApp të shtonte këtë funksionalitet vjen si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DMA), i cili synon të thyejë barrierat midis gjigantëve teknologjik.

Funksioni i ardhshëm do t’i lejojë përdoruesit në BE të lidhen me përdorues të aplikacioneve tjera të mesazheve, edhe nëse ata nuk janë përdorues të WhatsApp, shkruajnë mediat e huaja.

Por, ka frikë se komunikimi ndër-platformë mund të rrisë edhe ekspozimin ndaj mashtrimeve. Megjithatë, çdo aplikacion ka politikat e veta të privatësisë, duke i trajtuar potencialisht të dhënat tuaja ndryshe nga WhatsApp.

Lëvizja e fundit nga WhatsApp thuhet se promovon zgjedhje dhe fleksibilitet më të madh në mënyrën se si përdoruesit e aplikacionit lidhen dhe komunikojnë me të tjerët.

Nuk dihet ende nëse këto ndryshime do të zbatohen globalisht apo vetëm në BE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit