Xhabir Zharku: U ktheva për ta zhvilluar ekonominë e vendit

Mos i humb

Pas arratisjes 6-vjeçare në Suedi, duke refuzuar që ta mbajë dënimin me 3 vjet burg në Kosovë, ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, thotë se është kthyer ta zhvillojë ekonominë e vendit.
Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut, konsideron se e ka zbatuar vendimin e Gjykatës me vetë faktin që për gjashtë vite nuk ka mundur të kthehet në Kosovë, por, siç thotë ai, është detyruar të qëndrojë në Suedi.

Ai ka qenë i dënuar me tri vite burgim në Kosovë, të cilin nuk e ka mbajtur asnjëherë, por insiston se vendimi i organeve të drejtësisë ka qenë i padrejtë, prandaj ka vendosur që të mos u përgjigjet atyre.

“Unë e kam mbajtur dënimin, sepse në bazë të Ligjit thuhet se ose duhet të shkosh në burg ose duhet të jesh larg. Unë i kam plotësuar të gjitha ato kushte, pasi që kam qëndruar 6 vite larg Kosovës, ku kam qenë i dënuar me tri vjet burgim”, ka thënë Zharku gjatë një interviste për “Zërin”.

Ai sqaron se pas kthimit të tij në vendlindje prioritet e ka zhvillimin ekonomik të Kosovës./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit