Xhaçka, telefonatë me homologun portugez: Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet siç është premtuar

Mos i humb

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e saj portugez, Augusto Santos Silva.

Përmes një postimi në “Twitter”, ministrja Xhaçka thekson se temë diskutimi ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Një telefonatë mjaft e frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Shpreha mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e 🇵🇹 për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara”, shkruan ministrja shqiptare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit