Xhaçka tregon konkluzionet e Këshillit të BE: Të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare

Mos i humb

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka tha se konkluzionet e Këshillit të BE për dhjetorin janë se duhet të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare e Shqipërisë.

“Konkluzioni i dhjetorit të Këshillit të BE janë të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare. Arritjet tona janë pranuar në mënyrë unanime nga 27 vende të BE.

Shqipëria vijon të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV.

I kemi kryer “detyrat e shtëpisë” në zbatimin e programit të reformave gjithëpërfshirëse. Raporti i Komisionit, Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE.

Gjatë 2021, kemi zhvilluar një proces intensiv lobimi nëpërmjet takimeve me partnerët tanë evropianë. Marrëveshja e stabilizim asociimit, janë zhvilluar 8 mekanizma të përbashkët BE-Shqipëri.

Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2021, u miratuan 66 akte dhe 87 projekte.

Projekt Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024, ka kaluar në fazën përgatitore”, tha Xhaçka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit