![]()
ryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është shprehur se së shpejti Parlamenti i Madh Popullor i Turqisë do të ratifikojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Kryeparlamentari Xhaferi mbajti një takim joformal me gazetarët, ku u parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me aktivitetet e Kuvendit. Xhaferi foli edhe për komunikimin që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka me kuvendet e vendeve anëtare të NATO, në lidhje me procedurat për ratifikimin e protokollit.
Xhaferi tha se 20 shtete veçse kanë përfunduar procedurat, ndërsa mbeten edhe nëntë shtete ku procedura vijon. Bëhet fjalë për Turqinë, SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, Spanjën, Holandën, Islandën dhe Luksemburgun.
Në lidhje me Republikën e Turqisë, Xhaferi tha se në bazë të komunikimit me parlamentin turk, janë informuar se protokolli veçse është futur në procedurë parlamentare dhe se “do të ratifikohet së shpejti”, duke përmendur muajin shtator si afat përfundimtar.
Xhaferi u pyet edhe për Prokurorinë Speciale Publike, e cila u shtrua si çështje në mosmarrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian (BE). Ai tha se në lidhje me këtë akoma nuk është arritur marrëveshje pas partive politike. Xhaferi theksoi se nuk dëshiron të caktoj afate, duke shtuar se Kuvendi është i gatshëm të debatojë sapo të arrihet marreveshje mes partive politike.
Mes tjerash, kryeparlamentari Xhaferi foli edhe në lidhje me dorëheqjen e deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit, Vesel Memedi. Xhaferi tha se në bazë të rregullores së Kuvendit, konstatimi i dorëheqjes së tij duhet të ndodhë në seancën e parë në të ardhmen, e cila është caktuar për me nëntë korrik, duke shtuar se Memedi deri atëherë ka afat që të ndryshojë mendjen dhe të tërheqë dorëheqjen.
Vesel Memedi dha dorëheqje nga pozita pas vendimit të shumicës parlamentare që partisë të cilën e udhëheq ai, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), mos t’i takojë Ministria e Vetqeverisjes Lokale. Të mërkurën, ish ministri Suhejl Fazliu nga radhët e RDK-së u shkarkua nga posti i me 64 vota “pro” dhe një votë kundër.


