Xhaferoviç: Përfaqësuesit e Republikës Sërpska t’u japin fund pengesave

Mos i humb

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç u bëri thirrje përfaqësuesve të Republikës Sërpska (RS) që t’u japin fund pengesave, duke porositur se BeH ka ekzistuar para dhe do të ekzistojë edhe pas Dejtonit,  (AA).

Xhaferoviç u drejtua në një konferencë për media pas mbajtjes së seancës së presidencës së BeH-së dhe me këtë rast i ftoi përfaqësuesit e RS t’u japin fund pengesave.

“BeH ka ekzistuar para Dejtonit dhe do të ekzistojë edhe pas saj. Aktualisht po bëhen pengesa të funksionimit të institucioneve të BeH-së dhe kjo është një shkelje serioze e Marrëveshjes së Dejtonit”, ka thënë Xhaferoviç.

Ai tha se “përfaqësuesit politik të RS duhet seriozisht t’i kuptojnë pasojat e rrugës që kanë marrë”, duke shtuar se po bëhen përpjekje për destabilizimin e BeH-së dhe prishjen e paqes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit