Xhamia Et’hem Beu mbyllet për besimtarët, do të restaurohet nga TIKA

Mos i humb

Xhamia Et’hem Beu në Tiranë, simbol i kryeqytetit të Shqipërisë, do të restaurohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ndërsa po bëhen përgatitjet e fundit që të fillojë procesi i restaurimit në ditët në vazhdim.

Gjatë periudhës së restaurimit total të saj xhamia do të qëndrojë e mbyllur për besimtarët, ndërsa të premten e kaluar u fal edhe namazi i fundit.

Sipas informacioneve nga TIKA, firma që do të realizojë punimet restauruese sot ka marrë në dorëzim objektin e xhamisë.

Restaurimi i xhamisë Et’hem Beu është pjesë projektit të restaurimit të disa xhamive në Shqipëri nga TIKA, ku përfshihen Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, Xhamia e Beqarëve dhe Xhamia Mbret në Berat, si dhe Teqeja Halvetiane në Berat.

– Xhamia Et’hem Beu

Xhamia Et’hem Beu filloi të ndërtohet nga Molla Beu në vitin 1793 gjatë periudhës osmane dhe përfundoi në vitin 1821 nga Et’hem Beu, i biri i Molla Beut.

Gjatë regjimit komunist Xhamia Et’hem Beu e cila është monument kulture i kategorisë së parë u mbyll, për t’u rihapur përsëri në vitin 1991.

Xhamia ndodhet në qendër të Tiranës dhe ka një sipërfaqe prej 310 metra katrorë, ndërsa pas përmbysjes së regjimit komunist u shndërrua edhe në një atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit