Basha “kokë më kokë” me Hahn: Opozita mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka shprehur Komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn, mbështetjen e plotë të opozitës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

“Pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe kanë përqafuar vlerat e Bashkimit Evropian”, u shpreh Lulzim Basha.

Basha, ndër të tjera, theksoi se opozita beson se hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri.

Gjithashtu Basha siguroi Komisionerin Hahn për vazhdimin e angazhimit pa kompromis të opozitës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të zbatimit në mënyrë kushtetuese dhe të paanshme të Reformës në Drejtësi, si dhe plotësimin e kritereve të tjera për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në takimin me komisionerin Hahn, Kryetari i Partisë Demokratike pohoi se opozita është e vetëdijshme se vendet anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe se Partia Demokratike do të luajë rol të rëndësishëm për arritjen e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit