Xhamia në analet e Historisë – Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare

Mos i humb

Titulli: Xhamia në analet e Historisë – Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare
Autorë: Zekerija Idrizi
Recensentë: Dr. Ramiz Zekaj, Zulhajrat Fejzullahu
Redaktor profesional:Mr. Sadik Mehmeti
Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi
Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu
Ballina: Dorlir Kraja
Shtypi: FokusPrint – Shkup
Për botuesin: Lulzim Lecaj
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit që shkoi, botimet në gjuhën shqipe të veprave me karakter studimor që trajtojnë tema historike, teologjike e filozofike, lidhur me botëkuptimin islam në trojet shqiptare dhe me interpretimet e disa tezave të filozofisë islame, kanë krijuar një fond bazë që e ka pasuruar bibliotekën tonë me tematikë nga studimet islame. Këtij fondi i përket edhe monografia “Xhamia në analet e historisë – hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare”, e autorit Zekerija Idrizit.

Kjo monografi përfshin një fushë të gjerë, që shtrihet në kohë dhe në hapësirë, në informacion dhe në aparaturë shkencore, në aspektin e konceptimit teorik dhe në zbatimin praktik, në vështrimin kombëtar dhe në atë gjithëmusliman.

Autori zotëron një kulturë të gjerë teorike, gjë që reflektohet nëpërmjet problemeve që trajton, zbërthen dhe zgjidh. Për shembull, ai e trajton xhaminë si një institucion fetar, edukativ, arsimor, socio-kulturor, si një shkollë dhe si një kuvend, ku besimtarët i dëgjojnë urdhrat e Allahut të Madhërishëm si dhe porositë e të Dërguarit a.s., binden për detyrimet që kanë ndaj njerëzimit, ndaj vetes së tyre dhe ndaj të tashmes dhe të ardhmes. Autori Zekerija Idrizi i zbërthen këto çështje gjerë e gjatë në bazë të një koncepcioni teorik mjaft interesant, jo vetëm nga ana e besimit, por edhe si një faktor integrues, si faktor moral që e mbron besimtarin nga sëmundjet shpirtërore, më pastaj si fakt i mirëkuptimit njerëzor etj.

Më tutje, autori shkëputet nga tema e xhamive dhe tenton që t’i trajtojë disa figura të shquara, si: Ymer ef. Prizrenin, Haxhi Zekën, Hasan Tahsinin, Vehbi Dibrën, Said Najdenin, Hoxhë Kadri Prishtinën, Mulla Idriz Gjilanin etj., tashmë të njohur në literaturën shqiptare. Përshkrimi i këtyre figurave fiton një vlerë të veçantë në momentin kur autori flet për rolin e xhamive në sferën e gjerë të veprimtarive të tyre, si për shembull, në pjesën Institucionet kulturore-islame si dritare të vetme të arsimit shqip. Me interes të veçantë në këtë monografi janë edhe të dhënat lidhur me shfrytëzimin e mjedisit të xhamive të Kosovës për arsimimin shqip. Është mjaft interesante, fjala bie, gatishmëria e imamëve për edukimin e brezit të ri me kulturë të përgjithshme, vënia në dispozicion e lokaleve të xhamive për arsimin shqip, pra për ta vazhduar normalisht mësimin në gjuhën amtare. Këto përbëjnë një kontribut faktik me interes mbarëkombëtar, me rëndësi historike për zhvillimin e arsimit shqip në kushtet e terrorit serb.

Autori shtrihet edhe më tej, duke e komentuar mesazhin dydimensional për fe dhe atdhe, kur e përshkruan pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të hoxhallarëve, të studentëve të shkollave islame dhe të nxënësve të medreseve, për ta arritur fitoren në luftën që populli shqiptar i Kosovës, Shkupit e Tetovës, Preshevës e Kumanovës… e zhvilluan deri në çlirimin nga zgjedha e armiqve sllavo-ortodoksë. Ai nënvizon se në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë pjesë mbi 200 hoxhallarë, 32 prej të cilëve kanë rënë shehidë në fushën e betejës. Jo vetëm në rrafshin ushtarako-logjistik, por edhe në atë humanitar e njerëzor, socio-ekonomik, moralo-psikologjik etj. kontributi i hoxhallarëve ishte i jashtëzakonshëm. Autori, me të dhëna faktike, e përshkruan kryerjen e një sërë misionesh fetare, bamirëse e atdhetare të udhëheqësve të qendrave islamike dhe të krerëve muslimanë në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në diasporë.

Me interes të veçantë janë edhe materialet që sjell autori lidhur me shkatërrimet e xhamive nga fundamentalistët sllavo-ortodoksë.

Një aspekt tjetër, që shënon një kontribut të veçantë, është edhe trajtimi i rolit të xhamive në diasporë. Autori e vlerëson rëndësinë e tyre si qendra të cilat shërbejnë për parandalimin e tjetërsimit të shqiptarëve, si në planin fetar, ashtu edhe në atë kombëtar. Për shembull, autori shpjegon se si “Dëshmitarët e Jehovait” ushtrojnë një ndikim të fuqishëm propagandistik mbi refugjatët. Në mënyra të ndryshme, madje duke përdorur ato më perfide, ata kanë arritur që vetëm në Berlin t’i konvertojnë 46 familje muslimane shqiptare që jetojnë në Gjermani, pa përmendur trysnitë e tjera të tyre, si përpjekja që t’i bindnin shqiptarët për të mos luftuar (gjatë kohës kur shkonin vullnetarë nga diaspora për në Kosovë) etj. Roli i xhamive në këtë drejtim paraqitet qartë dhe në një kuadrat të veçantë, nga i cili mbrohen interesat vitale të kombit. Autori, duke qenë si dëshmitar i drejtpërdrejtë (ka 5 vjet e gjysmë që ushtron detyrën e imamit në Qendrën Islamike të Shqiptarëve të Berlinit – Xhamia “Isa Beu”), e përshkruan shpesh këtë situatë edhe në detaje, duke synuar që t’ia japë asaj dimensionin që e meriton, sidomos kur flitet për identitetin kombëtar, faktorin integrues gjithëshqiptar etj.

Në paraqitjen e materialit autori ka një vizion të gjerë. Ai na ofron informacion të pasur që buron nga të dhënat e vjela historike, por që nuk mungojnë edhe materialet e karakterit shkencor që përmban një vepër e kësaj natyre.

Marrë në tërësi, vepra e Zekerija Idrizit përfaqëson një punim serioz, me vlera njohëse dhe me të dhëna të shumta. Ajo shquhet për një diapazon të gjerë si në kohë, ashtu edhe në hapësirë, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik, si në atë fetar mbarislam, ashtu edhe në atë kombëtar, si në territoret autoktone, ashtu edhe në diasporën e re shqiptare. E parë në këtë drejtim, kjo vepër është mirëseardhur për lexuesin shqiptar.

Përmbajtja e librit:

– Xhamia – vatër e kulturës dhe e qytetërimit islam
– Domethënia gjuhësore e nocioneve “xhami” dhe “mesxhid”
– Dimensioni shpirtëror i xhamisë
– Xhamia në ditët e para të fesë islame
– Dimensioni socio-kulturor dhe arsimor i xhamisë
– Roli i xhamisë në të kaluarën
– Sofa në Xhaminë e të Dërguarit a.s. – shkolla e parë islame
– Xhamia – faktor integrues i xhematit islam
– Xhamia në shërbim të bashkimit islam
– Muslimani nuk bën të ndahet nga xhemati
– Nuk bën të tallemi me njëri-tjetrin në xhami
– Duhet t’i mënjanojmë përgojimet dhe etiketimet
– Paragjykimet, spiunimet dhe thashethemet nuk kanë vend në xhami
– Stop autoritarizmit, – për gjithçka duhet të konsultohemi
– Xhamia në rrjedhat aktuale
– Roli i xhamisë sot
– Xhamia e mbron besimtarin nga sëmundjet shpirtërore
– Anëtarësia e xhamive në fokus
– Në xhami nuk ka vend për korrupsion
– Imami dhe kryesia duhet të komunikojnë vazhdimisht me masën e gjerë muslimane
– Në xhami duhet të ketë atmosferë të gjallë dhe atraktive
– Xhamia dhe politika në fokus
– Imam mbarëpopullor dhe xhami mbipartiake
– Disa mësime dhe udhëzime praktike lidhur me xhaminë
– Ndërtuesit e xhamive janë të dashurit e Allahut xh.sh.
– Xhamia është simbol i pastërtisë
– Në xhami duhet të jemi të disiplinuar
– Rëndësia e faljes me xhemat në xhami
– Formimi i safeve në xhami
– Xhamitë e para në trojet tona dhe mjeshtrit shqiptarë
– Xhamitë më të njohura në territoret shqiptare
– Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare
– Hoxhallarët për kombin shqiptar
– Ymer Efendi Prizreni
– Haxhi Mulla Zeka (1832-1902)
– Hoxhë Kadri Gjata (1865-1912)
– Hafiz Lila nga Strebleva e Gollobërdës
– Hoxhë Muglica i fshatit Okshtunë të Gollobërdës (1856-1915)
– Hoxhë Kadri Lutfullah Prishtina (1878-1925)
– Haxhi Vehbi Dibra (Agolli)
– Mulla Hasan Masurica i fshatit Krilevë të Kamenicës (1869-1942)
– Hoxhë Ismail Ndroqi – myftiu i Tiranës, i Durrësit, i Shijakut dhe i Kavajës (1876-1944)
– Hafiz Ymer Shemsiu, alias Bardi i Kosovës (1895-1945)
– Hafiz Arif efendi Shala i Drenicës (1909-1947)
– Myderriz Haki efendi Sermaxhaj i Hogoshtit të Kamenicës (1914-1948)
– Mulla Idriz Gjilani (1901-1949)
– Hafiz Ibrahim Dalliu i Tiranës (1878-1952)
– Hafiz Ali Korça (1873-1957)
– Sali Efendiu, myfti i Shkodrës (1891-1978)
– Vejsel efendi Guta i Ferizajt (1905-1986)
– Mulla Zekë Bërdyna i Pejës (1918-1987)
– Mulla Isuf Bajraktari, alias Hoxhë Lipovica
– Mulla Ilaz Hyseni i Brojës (1892-1946)

– Institucionet kulturoarsimore islame si dritare të vetme të arsimit shqip
– Hoxhallarët dhe xhamitë në shërbim të luftërave çlirimtare shqiptare në prag të shekullit XXI
– Xhamitë në shënjestër të fushatës barbare sllavo-serbe
– Serbët zënë vendin e parë për rrënimin e xhamive
– Në shënjestër të akteve barbare sllavo-serbe ishin edhe institucionet e vakëfit
– Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998/1999
– Fushatën barbare e bekoi Kisha Ortodokse Serbe
– Lista e xhamive të dëmtuara, të djegura dhe të shkatërruara në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999: Prishtinë, Podujevë, Pejë, Istog, Gjakovë, Prizren, Dragash, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë, Suharekë, Rahovec, Gjilan, Ferizaj, Lipjan, Kaçanik, Viti, Kamenicë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë.

– Monumentet islame në Maqedoni – cak i bombardimeve të soldateskës maqedonase gjatë luftës mars-gusht 2001

– Lista e xhamive të dëmtuara dhe të shkatërruara gjatë luftimeve në Maqedoni mars-gusht 2001: Shkup, Tetovë, Kumanovë, Manastir, Shtip, Prilep, Kërçovë, Ohër,

– Roli i xhamisë në diasporë
– Xhamitë e diasporës – digë e fuqishme për mbrojtjen e identitetit islam të shqiptarëve
– Xhamitë e mërgatës – faktor integrues gjithëshqiptar
– Xhamitë e mërgatës – shembull atdhetarizmi
– Xhamitë e mërgatës – vatra të edukimit shpirtëror

 

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit