Kandidati i PD në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu ka bërë dje një deklaratë që trazoi ujërat.
Teksa u kap një makinë në Maqellarë që shpërndante lekë në këmbim të votave, Xhelal Mziu tha se kushdo që tenton ta bëjë dicka të tillë do të përfundojë si rasti i Elbasanit, ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.
Por sot në një video të shpërndarë Mziu shprehet shumë i penduar për deklaratën e tij dhe se ai është për zgjedhje të lira e të ndershme dhe kundër dhunës.


