Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Gazetari raporton se Mziu është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje.
Ish-kryebashkiaku i Kamzës është kallëzuar pranë strukturës anti-korrupsion nga pasuesi i tij, socialisti Rakip Suli.
Ky u fundit e akuzon Mziun për shpërdorim detyre lidhur me strehimet në Kamzë.
Ndërkaq, Mziu do të japë sot sqarimet e tij përpara prokurorëve të SPAK.


