Xhixho: Mësuesia dhe shkenca të konsiderohen degë prioritare

Mos i humb

Deputetja Erisa Xhixho reagoi sot për situatën e arsimit në vend, ndërsa deklaroi se “Shqipëria rrezikon të mbetet pa mësues në vitet që vijnë ndaj duhet të reagojmë sot”.

Për të shmangur, sipas saj, kolapsin e sistemit arsimor, Xhixho propozoi që mësuesia dhe shkenca të konsiderohen degë prioritare.

“Ato duhen trajtuar me incentiva të jashtëzakonshme dhe praktika që nxisin motivimin e studentëve”, tha ajo.

Po ashtu, Xhixho propozoi që të ndërmerren reforma të thella në kurrikula dhe aftësimin e mësimdhënies.

“Niveli i pagave të mësuesve në piramidën e pagave të miratohet me ligj me shumicë të cilësuar. Kjo do motivojë mësuesit të rrisin kapacitetet e tyre dhe studentët ta shohin degën e mësuesisë me prioritet dhe dinjitet”, tha ajo.

Po ashtu, sipas saj, “duhet të rritet cilësia e të shtohen çerdhe e kopshte në qytetet kryesore, ku numri i fëmijëve i tejkalon kapacitetet”.

“Duhet t’i japim së ardhmes mësuesit dhe mësuesve vlerën e paçmuar që kanë. Ta bëjmë sot se përndryshe nesër do të jetë vonë”, tha Xhixho.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit