Yildirim: Parlamenti në periudhën e re do të jetë më efektiv

Mos i humb

 

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se Parlamenti në periudhën e re do të jetë më efektiv në aktivitetet e mbikëqyrjes dhe ato legjislative.

Yıldırım bëri vlerësime rreth rendit të ditës si i ftuari i veçantë në panelin editorial të Anadolu Agency (AA).

Ai duke treguar se pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare të zhvilluara më 24 qershor është kaluar në Sistemin Presidencial, tha se tashmë zgjedhjet kanë kaluar dhe jeta do të vazhdojë në të gjitha drejtimet.

Kryeministri turk gjithashtu komentoi edhe rënien e votave të AK Partisë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. “Kjo është një porosi për ne. Ne si AK Parti e morëm këtë porosi”, u shpreh ai.

Yıldırım në lidhje me Sistemin Presidencial tha se qeveria përveç ligjit të buxhetit nuk do të mund të propozojë në parlament asnjë ligj, e cila tregon fuqinë absolute të parlamentit në aspektin legjislativ.

Ai tha se Parlamenti në periudhën e re do të jetë më efektiv në aktivitetet e mbikëqyrjes dhe ato legjislative.

Yıldırım rikujtoi se Turqia mes viteve 1924 dhe 2002 është rritur mesatarisht 4,7 për qind. “Ndërsa mes viteve 2003-2017 është rritur mesatarisht 5,7 për qind. A e dini se çfarë kuptimi ka kjo? Nëse Turqia do të shënonte një rritje prej 5,7 për qind që nga viti 1924, sot me 2,3 trilionë dollarë do të ishte fuqia e 7-të ekonomike në botë, do të radhitej pas Francës. Tani jemi në vendin e 17-të”, tha Yıldırım.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit