Yildirim thirrje shteteve islame për unitet përballë dhunës izraelite në Gaza

Mos i humb

 

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım sot dënoi ashpër Izraelin dhe SHBA-të për vrasjen e dhjetëra palestinezëve të pafajshëm dhe të shtypur në Rripin e bllokuar të Gazës.

Duke folur gjatë takimit të grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Yıldırım u bëri thirrje shteteve islame të rishqyrtojnë marrëdhëniet me Izraelin.

“Bota islame është e detyruar të tregojë humanizëm, unitet dhe solidaritet ndaj këtyre mizorive. Askush nuk duhet të heshtë para këtyre persekutimeve”, tha ai.

Të paktën 59 palestinezë ranë dëshmorë dhe qindra të tjerë u plagosën nga forcat izraelite përgjatë kufirit të Gazës gjatë protestave që shënuan përvjetorin e “Nakba”-s dhe zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds.

Që nga fillimi i tubimeve kufitare më 30 mars, më shumë se 90 demonstrues palestinezë janë vrarë me armë zjarri nga forcat izraelite ndërkufitare, bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Protestat pritet të kulmojnë sot në 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, ngjarje kjo të cilës palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

Javën e kaluar, qeveria izraelite tha se protestat kufitare në vazhdim përbënin një “gjendje lufte” në të cilën ligji ndërkombëtar humanitar nuk zbatohet. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit