Yildirim: Turqia pret mbështetje më të madhe nga miqtë kundër terrorizmit

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Gjermani, në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel tha se Turqia pret mbështetje më të madhe nga miqtë në luftën kundër terrorizmit.

“Është i qartë sensibiliteti ynë në marrëdhëniet Turqi-Gjermani. Bëhet fjalë për organizatën terroriste PKK, organizatën terroriste PYD/YPG. Në fakt, YPG është degë e PYD/PKK-së në Siri. Këtë e thotë edhe Britania, edhe agjencitë amerikane të inteligjencës. Andaj, cilatdo të jenë emrat, synimi i tyre është ta prishin qetësinë në rajon dhe të krijojnë problem të ri. Ne dëshirojmë t’i shohim më afër miqtë tanë teksa zhvillojmë këtë luftë”, tha Yildirim.

Duke folur për çështjen e refugjatëve, kryeministri Yıldırım theksoi se çështja e refugjatëve nuk është vetëm çështje e Turqisë, e as çështje e prodhuar nga Turqia, duke shtuar se vendi i tij ka strehuar 3,5 milionë njerëz të cilët janë përpjekur të shpëtojnë nga lufta.

“Çështja e refugjatëve nuk është vetëm çështje e jona, e as çështje e prodhuar prej nesh. Asnjërën prej këtyre çështjeve nuk e kemi nisur ne. Ne përballemi vetëm me rezultatet. Luftën në Siri nuk e nisëm ne. Ne nuk e filluam as valën e refugjatëve, por strehuam 3,5 milionë njerëz që u përpoqën të shpëtojnë. Le ta shohë të vërtetën ai i cili tregoi fotografi të gabuar. E tërë bota e di se çfarë kemi bërë. Prandaj, ne jemi faqebardhë. E dimë atë që e kemi bërë”, u shpreh Yildirim./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit