Yll Rugova e quan qeverisjen e Shpend Ahmetit më të keqen në histori!

Mos i humb

Drejtori në largim i Kulturës në komunën e Prishtinës, Yll Rugova ka lëshuar akuza të rënda në drejim të shefit të tij të deritashëm, Shepnd Ahemtit. Rugova e Ahmeti nuk janë më në një parti. Kryetari i Prishtinës është shef i PSD’së e Rugova një simpatizant i Albin Kurtit e VV- së.

Tash drejtori në largim i Kulturës në Komunë e Prishtinës i ka bërë një parashikim të zi punës së Shpend Ahmetit. Ka thënë se do të jetë me e keqja në histori të Kryeqytetit. “Për arsyet që i përmenda më lartë, dhe për ironi, besoj se qeverisja e këtij mandati nga Shpend Ahmeti mund të jetë (e shpresoj shumë që do të dal gabim), qeverisja më e dobët në histori të Prishtinës”, ka parashikuar Rugova.Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti kishin fituar Prishtinën duke thënë se qeverisja e LDK- së në Prishtinë e ka rrënuar qytetin. Njëri prej anëtarëve të Vetëvendosjes po paralajmëron edhe fundin e qeverisjes së keqe të Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës me zgjedhjet e ardhshme. Po thotë se tek pastaj nisin ndryshimet që dikur kishte thënë se po ndodhin me Ahmetin.

Por, pas ngjarjeve të fundit, prospekti duket i zymtë, dhe unë mezi po pres të vijnë zgjedhjet e ardhshme në Prishtinë, në mënyrë që ta mbyllim këtë kapitull njëherë e mirë. Dhe të nisim ndryshimet kaq të vonuara që e kthejnë Prishtinën në një kryeqytet të mirëfilltë të një shteti evropian”, ka thënë më tej Rugova.

Por, çka saktësisht kishte thënë Yll Rugova për kryetarin aktual kur bënte fushatë në zgjedhjet e fundit?

“Ardhja e Shpendit në Komunën e Prishtinës është ndryshimi i parë i madh në politikën në Kosovë. Është moment kthese që ka mbjellë shpresën në demokraci, dhe mund të themi i ka parapri ndryshimeve që po ndodhin sot. Duhet mos të harrojmë se Shpendi nuk është veç një kryetar komune i mirë. Ai është edhe simboli i ndryshimit që po na pret. Fitorja e Shpendin pa balotazh sivjet do të jetë një grusht i fundit për zhvatësit, shkatërruesit dhe bllokuesit e këtij shteti”, kishte shkruar Rugova, në një postim në Fb, kur përkrahte Ahmetin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit