YPG/PKK liron terroristët e DEASH-it në verilindje të Sirisë

Mos i humb

Grupi terrorist YPG/PKK ka liruar qindra terroristë të DEASH-it dhe familjet e tyre nga një kamp në verilindje të Sirisë.

Sipas burimeve lokale, të paktën 400 anëtarë të DEASH-it u liruan nga kampi në qytezën al-Hol pasi disa fise arabe ofruan garanci për terroristët.

YPG/PKK ndërtoi kampin në prill të vitit 2017 në qytezën al-Hol të Sirisë për të mbajtur civilët të cilët u larguan nga përleshjet me DEASH-in në Deir-Ez-Zor, si dhe disa anëtarë të DEASH-ti dhe familjet e tyre.

Sipas një zyrtari të OKB-së, kampi fillimisht u ndërtua që të strehojë deri në 10.000 persona të zhvendosur, por në të u vendosën mbi 73.000 persona.

Shumica e personave në kamp janë gra dhe fëmijë nën moshën 12-vjeçare.

YPG/PKK i përdor të burgosurit e DEASH-it për shantazh

Më herët, terroristët e YPG/PKK-së gjithashtu liruan qindra anëtarë të DEASH-it apo lejuan ikjen e tyre në përpjekje për t’i shantazhuar SHBA-të dhe shtetet evropiane pasi Turqia nisi operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Më 17 nëntor, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se grupi terrorist YPG/PKK ka liruar mbi 800 të burgosur të DEASH-it në Tal Abyad.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Operacioni u pauzua pas dy marrëveshjeve me SHBA-të dhe Rusinë duke u mundësuar terroristëve që të tërhiqen nga zona sigurt e planifikuar.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit