Yuri Kim i jep “zemër” kandidatëve që garojnë për drejtimin e SPAK-ut

Mos i humb

Ambasadorja amerikane, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 12:00, ku ka zhvilluar një takim me Prokurorët e kësaj strukture dhe me drejtuesin Arben Kraja.

Ajo ka qëndruar për rreth 30 minuta në SPAK.

Mësohet se ndër të tjera ambasadorja ka shkuar në SPAK për t’i dhënë kurajë 3 kandidatëve për garën e kreut të SPAK, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondilli.

Kim u ka thënë kandidatëve se gara duhet të jetë e drejtë e mos ketë ndërhyrje.

“Rrini sa më larg politikës. Jemi besim plotë ndaj këtij institucioni dhe keni mbështetjen tonë”, u ka thënë kandidatëve Yuri Kim.

Një ditë me parë përfundoi edhe afati për dorëzimin e kanditaturave për drejtimin e SPAK. Tashmë KLP pritet të intervistojë tre kandidatët, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Ndërkohë, kreut aktual të SPAK, Arben Krajës i mbaron mandati i tij 3-vjeçar në datën 18 dhjetor.

Kim i është drejtuar edhe mesazhe që prokurorët e strukturës antikorrupsion të godasin zyrtarët e lartë të korruptuar”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit