Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë.
Departamenti i Evropës është me i madhi dhe më i rëndësishmi në Departamentin e Shtetit.
Kujtojmë që Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik.
Yuri Kim gjatë viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për reformën në drejtësi.


