Yuri Kim nxjerr mesazhin e Escobar: Mbështesim hapjen e negociatave para fundit të vitit

Mos i humb

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka ritheksuar dhe njëherë mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ambasadorja Kim publikon në “Twitter” mesazhin e tij, duke shkëputur deklaratën se angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë dhe se SHBA mbështet hapjen e neogociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit, e gjithashtu nismën “Ballkani i Hapur” dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal për të 6 vendet.

“Angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit 2021. SHBA gjithashtu mbështet Open Balkans (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 BP) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal Shikoni dëshminë e DAS Escobar👇”, shkruan ambasadorja amerikane.

Yuri Kim Tw
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit