Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të 6 marsit: Nëse sponsori juaj është një ‘non grata’, çfarë po i premtoni votuesve? PO SHBA-së

Mos i humb

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka renditur disa pyetje për kandidatët për kryetar bashkie.

“Çfarë po u premtoni votuesve, kur sponsori juaj është caktuar non grata nga SHBA për korrupsion?”, pyet ambasadorja , që dukshëm kërkon një përgjigje nga kandidatët të cilët mbështeten nga personat e shpallur non grata nga SHBA.

Ambasadorja kërkon të dijë se çfarë duhet të presin shqiptarët por dhe SHBA-të nga këta kandidatë.

‘Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, vazhdon me pyetjet e saj ambasadorja Yuri Kim.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit