Z.Fadil Koprani kritikon qasjen e deputetve në këtë kohë pandemie

Mos i humb

Kryetari i degës së Lëvizjes për Drejtësi në kodër të trimave Prishtinë
Z.Fadil Koprani kritikon qasjen e deputetve në këtë kohë pandemie

Nuk ja vlen RTK-së me transmetuarë seancat e parlamenti të Kosovës, nuk ja vlen të shohim se kujtë je kemi dhënë votën( gjithë deputetët aty pa parjashtim)që të na përul dhe nëpërkëmbin interesat tona si qytetarë.

Në atë parlament asgjë e dobishme nuk rrjedhë në interes së qytetarve.

Në atë parlament ka fyrje sharje me fjalët më banale që dëgjohen prej huliganëve të rrugëve.

Në atë parlament ka vetëm grupe- parti duke mbrojtur me çdo çmimë interesat e grupit – partisë edhe jo interesat e qytetarit.

Në atë parlament deputetët më shumë e ka hallin si të duken në ekranin e Rtk dhe sa të zhurshumë janë, se sa me një ide ose plan konkrete drejtuar qeveris duke ditur që përfaqsojnë interesar e qytetarit.

Në atë parlament gjithçka ka, por nuk ka dinjitet, nuk ka moral, nuk ka kultur, nuk ka deputet vizionar, nuk ka gjuhë njerzore komunikuse.

Parlament i neveritshëm, populli u lodhë me debate shterpe, debate të kota që nuk prodhojnë ndonjë efektë te qytetari.

Në këtë kohë pandemie ku qytetarëve u është rrezikuar jeta, ku shumë biznese janë buzë falemintimit, ekonomia e vendit është shtrirë përtoke, shëndetsia pran kollapsit, shumica e qytetarve mendojnë a do të ja dali muajin e ardhshëm, ndërsa në parlament kemi debate koti.

Këto grupe që mbroj interesat e veta nuk ja vlen të transmetohen drejtëpërdrejt në televizion dhe të ndiqen nga qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit