Emiri i Katarit takon shefin e ushtrisë amerikane në Doha

Mos i humb

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani zhvilloi bisedime të dielën në Doha me gjeneral Mark Milley, kreun e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-së.

Bisedimet kishin të bënin me bashkëpunimin strategjik midis Katarit dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, ushtrisë dhe sigurisë, tha në një deklaratë zyra e emirit.

Të dy palët diskutuan gjithashtu zhvillimet rajonale dhe përpjekjet e përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, thuhet në deklaratë.

Në Katar janë vendosur rreth 13.000 trupa amerikane në bazën ajrore al-Udeid, 30 kilometra në jugperëndim të Dohas. Baza përdoret si komandë qendrore për operacionet kundër grupeve terroriste DEASH në Irak dhe Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit