Zaev: Gjyqësori mori mesazhin të mos thirret në Ambasadën e SHBA-ve

Mos i humb

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë po mban seancën e 72-të, në të cilën deputetët parashtrojnë pyetje për kryeministrin dhe ministrat qeveritarë, një praktikë që mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.

Në fillim të seancës, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi në shenjë pakënaqësie tërhoqi emrin e tij nga lista e parashtruesve të pyetjeve, pasi siç tha, deputetët e opozitës shqiptare gjithmonë lihen në fund të listës, pa pasur një mundësi të parashtrojnë pyetje.

Në këtë, përgjigje mori nga kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili në sqarimin e tij tha se deputetët duhet të dërgojnë emrin e tyre 24 orë para mbajtjes së seancës, ndërsa siç pranohen listat ashtu bëhet edhe radhitja, ndërkohë që kërkoi nga opozita të harmonizojë radhitjen.

“Prandaj në të ardhmen, kur të dorëzoni listat ejani te unë për koordinim nëse nuk mund të harmonizoheni mes vete si opozitë. Nuk është e vërtetë se çdoherë jeni të 14 ose të 17-it meqë ka evidencë për të gjitha pyetjet që janë parashtruar”, tha Xhaferi.

Pas kësaj nga foltorja pyetje për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev parashtroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, i cili pyeti për letrën e ambasadorit të SHBA-ve në Shkup në të cilën ai u bën thirrje gjykatësve të mos thirren në emrin e tij kur shqiptojnë paraburgim. Letrën e tillë, Milloshoski e quajti “një skandal diplomatik”.

“Për letrën kuptova nga mediat. Unë jam i shqetësuar për atë që ai shkroi. Ka shumë spekulime se emri i ambasadorit amerikan shpeshherë është keqpërdorur për çka kam qenë dëshmitar kur u arrit Marrëveshja e Përzhinës, kur në opinion flitej se ‘këtë e bën BE-ja, këtë e bëjnë SHBA-të. Ka pasur zëra se ambasadori ose dikush nga ambasada në një farë mënyre dëshironte të ndikonte në procese të caktuara. Unë nuk i di arsyet, nuk e di se për çfarë marrëdhënie bëhet fjalë që ambasadori e ka vënë në shqetësim. Ky është një mesazh për gjyqësorin që të mos përmend ambasadën në kontekst se ajo ka sugjerime”, tha Zaev për të shtuar se SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe ky është sinjal të shqyrtojmë se çfarë është në thelb arsyeja për një letër të tillë.

Ai tha se ka udhëzuar këshilltarin e tij për politikë të jashtme të bisedojë me ambasadorin Jess Baily, por ai nuk është këtu për shkak të pushimeve.

Në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve, foli edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, i cili nga deputeti Milloshoski u pyet se kush ka përgjuar dhe kush i përdori materialet në skandalin e përfolur të përgjimit të 30 shtatorit 2016.

“Nuk bëhet fjalë për përgjimin e Prokurorisë Publike si një institucion apo gjykatë, por ka të bëjë me mundësinë për të incizuar të cilat i ofron centrali i blerë në vitin 2012 për çka hetimi i Prokurorisë Publike do të tregojë nëse ka pasur keqpërdorime”, tha Spasovski.

Në pjesën e parë të debatit, ekzekutivi u pyet për ndryshimet në ligjin për ndërmarrjet publike ku parashihet emërimi i zëvendës drejtorëve, për ndotjen e ajrit, për reformat në arsim etj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit