Zaev-Kotzias: Koha për kompromis të pranueshëm për të dyja palët

Mos i humb

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, priti në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, të shoqëruar nga një delegacion i MPJ-së greke, të ardhur për një vizitë dyditore në Maqedoni.

Kryeministri Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, theksoi se ky takim, zë vend të rëndësishëm në bisedat për zgjidhjen e çështjes së emrit, dhe njëkohësisht, përputhet me momentin tejet pozitiv kur pritet një zgjidhje e përhershme për çështjet dypalëshe në rajon, nga perspektiva e pritjeve që ka Bashkimi Europian, theksohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

“Fokusi i bisedimeve tona doemos të jetë e ardhmja e të dyja vendeve. Duhet të jemi të vendosur dhe të bëjmë hapa të cilat na shpiejnë afër zgjidhjes së çështjes së vetme të hapur që kanë dy shtetet tona. Jam i bindur se kjo qasje do të shpiej drejt zgjidhjes e cila do tu jep argumente të mjaftueshme të pranueshme institucioneve në të dyja vendet, përfshirë opozitën për të pranuar se kjo është e dinjitetshme për Republikën e Maqedonisë por edhe për Republikën e Greqisë”, tha Zev.

Ai më tej shtoi se gjatë procesit, të dyja shtetet kanë kultivuar vlera europiane, përfshirë kultivimin e marrëdhënieve të mirbesimit.

Ministri i Jashtëm grek, Kotziaz, ka thënë se e tashmja dhe e ardhmja kërkojnë përgjegjësi për zgjidhjen e kësaj çështjeje të hapur. Kotzias nga ana e tij tha se Greqia si një vend i NATO-s dhe BE-së, me një traditë më të vjetër demokratike në rajon ka një përgjegjësi të madhe për të shtuar se është patjetër zgjidhja e kësaj çështjeje./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit