Zaev: RMV nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje

Mos i humb

Kërcënimi i Bullgarisë për të vënë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ka bërë që kryeministri maqedonas të japë një deklaratë, ku shpreh gatishmërinë e tij, për të dhënë një deklaratë me shkrim ose me gojë ku shprehet se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje, përfshirë Bullgarinë por as ndonjë shteti tjetër në botë, megjithatë e refuzon nënshkrimin e një marrëveshje të re.

“Jemi të gatshëm t’i bëjmë publike sukseset e deritanishme të cilët dolën si konkluzione nga komisionet, të ndërmarrim obligim për intensifikimin e korridorit 8 në pjesën e ndërtimit, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, për ndihmën e ndërsjellët edhe në krizën e COVID-19 dhe jemi të gatshëm për të gjithë çështjet të prononcohemi publikisht”, deklaroi Zoran Zaev.

Një muaj më parë Bullgaria i dërgoi një memorandum shpjegues Këshillit të Bashkimit Evropian, në të cilën shprehet qartë se Shkupi duhet t’i përmbahet në mënyrë rigoroze parimeve dhe vlerave të BE-së dhe marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në 2017, bllokimi i Komisionit të Përbashkët Bullgari-Maqedoni e Veriut për Çështjet Arsimore dhe Historike, pezullimi i të gjitha investimeve Bullgare në vend dhe përndjekja e politikanëve është plotësisht e papranueshme për Sofjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit