Zanafilla e Shumë Sëmundjeve Nis Nga Stomaku – Çfarë Duhet Të Bëni

Mos i humb

Avokati i Luan Dacit: E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Edhe nëse është bërë i rremë nuk përbën vepër penale

Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar pas seancës së sotme në GJKKO se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin...

A do rrëzohet Qeveria Hoti? Kushtetuesja mblidhet nesër për vendimin, ja lëvizjet më të fundit që po ndodhin

Nesër në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të mbahet seancë dëgjimore lidhur me kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për votëbesimin...

Covid-19/ Prej 5 dhjetorit nis vaksinimi masiv në Rusi, ja kush do ta marrin të parët ”Sputnik V”

Në Moskë prej ditësh së nesërme do të nisë fushata e vaksinimit masiv kundër koronaviusit. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Vodhën bizhuteri me vlerë 8 mln lekë në argjendari, pranga 2 vëllezërve në Tiranë, të dënuar më parë në Itali

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi vodhën nga një argjendari 8 milionë lekë të vjetra. Arlind Spahija dhe...

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.

Shëndeti i stomakut dhe i të gjithë sistemit tretës në përgjithësi ndodh të anashkalohet. Ndonëse ky sistem përmban dhjetëfishin e baktereve të rëndësishme në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit.

Këto baktere, na mbrojnë nga infeksionet, mbështesin metabolizmin dhe përmirësojnë tretjen.

Për fat të keq, pjesa më e madhe e popullësisë në Shqipëri dhe në Botë ushqehet keq dhe si pasojë vuan nga mungesa e baktereve të mira në stomak.

Ekuilibrat e baktereve në stomak ndikohen jo vetëm nga ushqyerja e keqe, por edhe nga stresi, toksinat dhe përdorimi i tepruar i antibiotikëve.

Rreziku i Sëmundjeve Dhe Shëndeti i Stomakut

Studime të ndryshme, të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se një pjesë e madhe e sëmundjeve shfaqen si pasojë e inflamacionit kronik në stomak.

Ajo që ndodh është se në shumë raste, baktere të këqija të njohura si endotoksina lëshohen në gjak.

Sistemi imunitar i identifikon ato si të huaja dhe i sulmon duke shkaktuar kështu një inflamacion kronik.

Inflamacioni mund të nxitet edhe nga ushqyerja dhe mund të përhapet aq shumë sa të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës që më pas pasohet nga diabeti i tipit 2 dhe obeziteti.

Një regjim ushqimor jo i shëndetshëm ndikon fort në rritjen e nivelit të endotoksinave duke nxitur kështu inflamacionin.

Ushqimet e fermentuara si turshitë apo kosi dhe kefiri janë shumë të pasura me probiotikë dhe i bëjnë mirë stomakut.

Lexoni këtu për ushqimet që i bëjnë mirë stomakut.

Ndikimi i Inflamacionit Kronik

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup.

Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.

Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin.

Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve.

Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni e të tjerë.

Mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e shëndetit të stomakut është të ushqeheni shëndetshëm, të flini mirë e të kryeni shumë aktivitet fizik.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Tjetër tërmet i fortë në Turqi, lëkundjet zgjasin për 15-20 sekonda

Një tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar sot në Turqi, me epiqendër Gazipaşa-n në Antalia, bën me dije Agjencia për Menaxhimin e...

Të paguajnë të pasurit!/ Argjentina u vë taksë për Covid-in

Argjentina u vendosi një taksë të re njerëzve të saj më të pasur, përmes të ciëls do të mund të paguhen furnizimet...

Sërish rekord viktimash nga koronavirusi, ndërrojnë jetë 19 pacientë, 846 raste të reja infektimi

Vijojnë shifrat rekord të viktimave dhe infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24...

COVID-19, Turqia në orë policore gjatë fundjavës

Në Turqi ka hyrë në fuqi bllokimi i plotë për fundjavën, si pjesë e masave për të ndaluar një valë të re...

14 viktima dhe 560 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620...