Zbardhet përplasja mes dy grupeve në Tiranë/ Si nisi konflikti mes biznesmenëve, plumbat kapën dhe një kalimtar

Mos i humb

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e biznesmenit 42-vjeçar Sino Llanaj, pak më parë në Tiranë.

Ka pasur një përplasje mes dy pronarëve të një objekti në ndërtim, përkatësisht Sino Llanaj dhe Albert Allmuçës, të cilët kanë shkuar në vendngjarje të shoqëruar me persona të tjerë.

Nga përplasja me armë është plagosur biznesmeni Llanaj, si dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodian Komino, i cili një plumb rikoshetë e ka kapur në kofshë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, raportohet se i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit, Shkëlzen Biberi.

Dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.

Vetëm katër ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes dy pronarëve dhe banorëve, të cilët kërkojnë ndërtimin e pallatit sipas kontratës.

Ndërkohë, ditën e sotme ka qenë investitori Sino Llanaj fillimisht në objekt, bashkë me disa shoqërues, dhe më pas ka shkuar edhe pronari Allmuça, edhe ai me disa persona të tjerë.

Pas konfrontimit fizik, ka pasur të shtëna nga grupi Allmuça, ku është plagosur biznesmeni Llanaj dhe kalimtari.

Burime nga policia thonë se është identifikuar personi që ka qëlluar me armë dhe po punohet për kapjen e tij.

Në dëshminë e parë pas plagosjes, Sino Llanaj ka thënë se autor është shtetasi Albert Allmuça.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit