Zbardhet vendimi i qeverisë për punësimin e 1 mijë mësuesve, ja si do të rekrutohen dhe paguhen

Mos i humb

Kokë” e një bande kriminale, arrestohet fieraku i rrezikshëm me 4 emra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë. Policia e Fierit në bashkëpunim me...

Ngjarje e tmerrshme në Austri, e ëma vret tre fëmijët

Një e ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Austri, tre vajza të vogla janë gjetur të vdekura, ndërsa policia ka dyshime...

Zvicra porosit 5.3 milionë vaksina nga kompania britanike AstraZeneca

Qeveria Federale e Zvicrës po vazhdon përpjekjet e saj për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 dhe tani ajo po porosit deri në...

Shëndeti Mendor – Hipertensioni Dhe Ndikimi i Tij Tek Demenca

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të...

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme të punësojë 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 në shkollat e vendit, përgjatë vitit shkollor 2020-2021.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dhe VKM-në për punësimin e mësuesve shtesë, që tregon si ata do të rekrutohen dhe si do të paguhen. Këta punonjës sipas vendimit, do të rekrutohen nga portali “Mësues për Shqipërinë” për sistemin arsimor parauniversitar (arsimi bazë, gjimnazi dhe arsimi i mesëm i orientuar), për vitin shkollor 2020-2021.

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E NUMRIT MAKSIMAL TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR MINISTRINË E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Numri maksimal i punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme, për vitin shkollor 2020-2021 për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, është jo më shumë 1 000 (një mijë) punonjës.

2. Punonjësit arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme rekrutohen nga portali “Mësues për Shqipërinë” për sistemin arsimor parauniversitar (arsimi bazë, gjimnazi dhe arsimi i mesëm i orientuar), me qëllim përballimin e nevojave për punonjës arsimorë shtesë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, për vitin shkollor 2020-2021.

3. Shpërndarja e numrit të punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme, në varësi të nevojave të zyrave vendore të arsimit parauniversitar, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin.

4. Pagesa e punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme kryhet në përputhje me përcaktimet e bëra në vendimin nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jo mësimorë, në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, në varësi të kohës së punës së kryer.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2020, i miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në programet buxhetore “Arsimi bazë” dhe “Arsimi i mesëm i përgjithshëm”.

6. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Screenshot 8
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

7 Këshilla nga Mjekët që Diabetikët Duhet të Ndjekin Gjatë Pandemisë

Nuk kanë qenë të pakta lajmet mbi pandeminë dhe kujdesin ndaj vetes në këtë periudhë. Ky kujdes duhet të...

A Duhen Përdorur Antibiotikët Kur Jeni Me Grip?

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve. Një nga rreziqet më...

Lazanja Me Mish Pule – Receta Perfekte Për Një Drekë Plot Shije

Kjo është një recetë pak larg asaj tradicionale të lazanjës së famshme. Receta e mëposhtme e këshilluar nga AgroWeb.org përmban mishin e...

Eksperti: Flini mirë para se të merrni vaksinën e gripit, gjumi rrit efektivitetin

Gjumi është shumë i rëndësishëm “për të na armatosur mirë” në luftën kundër gripit dhe Covid-19. Ekspertët e shëndetit...

Të mësosh gjatë pandemisë në Napoli, rrugicat e ballkonet zëvendësojnë klasat

Të bërtiturat në rrugët apo ballkonet, e qytetit të zhurmshëm të Napolit nuk janë asgjë e re, por tani edhe mësuesit dhe...