Zbulim i rrallë! Gjurmë jete në Afërditë?

Mos i humb

Shkencëtarët zbuluan një gaz në atmosferën e Afërditës që në Tokë mund t’i atribuohet organizmave të gjallë.

Në një artikull të botuar në revistën “Nature Astronomy” theksohet se  prania e gazit fosfinë në retë e Afërditës tregon se në këtë planet mund të jetojnë mikrobe. Studiuesit nuk i zbuluan format aktuale të jetës, por thanë se në Tokë, fosfina prodhohet nga baktere që rriten në mjedise me mungesë oksigjeni.

“Unë isha shumë e befasuar – e shtangur, në fakt”, tha astronomja Jane Greaves, nga Universiteti Cardiff në Uells, autore kryesore e kërkimit.

Jim Bridenstine, administrator i Agjencisë Amerikane të Hapësirës – NASA, u shpreh se mund të ketë ardhur koha që t’i jepet përparësi Afërditës për misionet planetare kërkimore. Ky planet, edhe pse është fqinji më i afërt me Tokën, deri tani nuk ka qenë fokusi i kërkimeve të jetës gjetkë në sistemin diellor.

Pjesa më e madhe e përpjekjeve është përqendruar në Mars, ku dihet se dikur kanë ekzistuar të gjithë përbërësit e nevojshëm për të mbështetur organizmat me bazë karboni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit