Zbulim shkencor, një lloj i ri i pëlhurës ftoh dhe ngroh trupin

Mos i humb

Shkencëtarët nga Universiteti Stanford kanë zhvilluar një lloj të ri pëlhure, e cila varësisht nga nevoja ngrohet dhe ftohet.

Profesor Yi Cui, udhëheqësi i ekipit shkencor, i cili në bazë të materialit nga e cila prodhohen edhe pëlhurat e zakonshme të kuzhinës, kanë zhvilluar një lloj të ri të pëlhurave të dyanshme që ngrohin ose ftohin trupin, në varësi se nga cila anë kthehet.

Projekti është rezultat i interesit të profesorit Cui në fushën e ndikimit të energjisë, kurse qëllimi është që përmes ruajtjes së temperaturës trupore, njerëzit të kursejnë energjinë e cila shërben për ngrohje qendrore apo kondicionim të ajrit.

“Përse duhet të ngrohim dhe ftohim tërë ndërtesën, nëse mund të ngrohim dhe ftohim trupin e njeriut”, ka thënë Cui.

Qëllimi përfundimtar i shkencëtarëve është të zhvillojnë një pëlhurë rezistuese, përpunimi i së cilës do të ishte i lehtë në fabrikat e tekstilit dhe e cila do të sjellë kursime të mëdha të energjisë në të gjithë botën.

Raporti i detajuar mbi arritjet shkencore u publikua në revistën “Science Advences”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit