Zbulohet hapi i radhës i Bashës, mbledh më 23 dhjetor Këshillin Kombëtar të PD

Mos i humb

TIRANE– Partia Demokratike do të mbledh Këshillin Kombëtar më 23 dhjetor. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi që ka njoftuar mbledhjen e Këshillit përmes një mesazhi që u ka dërguar anëtarëve.

Mësohet se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 17:30 të datës 23 dhjetor në selinë blu.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment BardhI,”- shkruhet në mesazhin e shpërndarë për anëtarët

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit