Vidhnin nëpër qendra tregtare, 5 të arrestuar në Itali

Mos i humb

ITALI– Policia italiane ka vënë në pranga 5 shqiptarë pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë. Banda e përbërë nga dy gra dhe 3 burra, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, shkonte çdo herë nga Shqipëria në Itali, merrte makina me qira, kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas kthehej në vendin e tyre.

Arrestimi i tyre u bë në qendrën tregtare l’Adriatico 2 në Portogruaro ndërsa Policia ka sekuestruar mallin e vjedhur në vlerë rreth 8 mijë euro.

Vetëm midis shtatorit dhe dhjetorit dhe vetëm në Friuli Venezia Giulia dhe Veneto, banda ka kryer të paktën 14 vjedhje.

Sipas policisë, dy femrat hynë në dyqane dhe pasi i kishin hequr rrobat nga varëset, i fshehën mes rafteve ku i gjetën dy burra, duke i fshehur në karrocat pa u kapur nga pajisja. Kurse i treti qëndronte jashtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit