Zbulohet laboratori i prodhimit të kriptomonedhave në Shijak, ndalohet një person

Mos i humb

Konsumimi i madh i energjisë elektrike çoi këtë të premte efektivët e policisë, pas dyshimeve të ngritura, në zbulimin e një laboratori kriptomonedhash në një fshat të Shijakut.

Burimet nga policia thanë se është ndaluar një person dhe janë sekuestruar mbi 200 pajisje, ndërsa vijon puna për të zbardhur plotësisht rastin dhe personat e tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet.

Ambienti ku u gjetën pajisjet e prodhimit të kriptomonedhave, thotë policia, ishte marrë me qira në fshatin Pjesëz dhe përdorej nga disa persona nga Tirana.

Policia tregon se prodhimi i parave elektronike ishte i paligjshëm, pasi personat e përfshirë në këtë rast, nuk kanë marrë licencë për këtë veprimtari.

Mësohet se laboratori u pikas pas dyshimeve të ngritura nga efektivët, ashtu si edhe në rastet e tjera të zbulimit, për shkak të konsumit të lartë energjisë elektrike në zonë.

Nuk është ende e qartë akuza e ngritur ndaj personit që është ndaluar nga policia, pas zbulimit të këtij laboratori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit