Zbulohet sekreti shekullor i derës së famshme

Mos i humb

Sipas zbulimeve të deritanishme të shkencëtarëve, Arkimedi besohet se është  projektuesi i kompjuterit të parë në historinë njerëzore.

Ai besohet se ka krijuar një mekanizëm të quajtur “Antikythera”, i aftë të parashikojë fenomene të tilla si renditja e trupave qiellorë, duke kombinuar pozicionet e 5 planetëve të njohur në antikitet (Jupiteri, Saturni, Venusi, Mërkuri, Marsi) dhe në fund pasqyron perceptimin e Universit që mbizotëronte në antikitetin  grek.

Shkencëtarët modernë janë të mahnitur me aftësinë e ndërtimit të mekanizmit sepse përmban dhjetëra ingranazhe, që janë gdhendur në bakër megjithëse gjatësia e secilit prej tyre nuk kalon 1 milimetër.

Arkeologë, matematicienë, astronomë, fizikantë, historianë dhe ekspertë të teknologjisë, astrologë, madje edhe okultistë janë të mahnitur nga Mekanizmi Antikythera, të cilin mund ta vizitoni në Muzeun Arkeologjik të Athinës.

Në fillim të viteve 1900, zhytësit në brigjet e Antikythera, një ishull grek në Detin Egje, zbuluan një anije të mbytur të epokës romake, në të cilin ndodhej Mekanizmi Antikythera.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të është zbuluar se Mekanizmi Antikythera është përdorur për të studiuar lëvizjet e planetëve dhe Diellit, fazat e kalendarit hënor, pozicionin e yjeve të Zodiakut, dhe madje edhe kohën e ngjarjeve atletike siç janë Lojërat Olimpike antike. Pajisja gjithashtu pasqyron një ide shumë të lashtë të kozmosit, me Tokën në qendër.

Antikythera, daton më shumë se 2,000 vite më parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit