Zbulohet vrima e zezë supermasive më e vjetër

Mos i humb

Një zbulim mbresëlënës që do të hedhë dritë mbi krijimin e universit. Vrima e zezë më e vjetër supermasive deri më sot, e cila daton në kohën e Big Bengut, është zbuluar nga shkencëtarët e NASA-s.

Vrima e zezë, e cila vlerësohet të jetë 10 deri në 100 milionë herë më e madhe se masa e diellit tonë, vlerësohet të jetë formuar 470 milionë vjet pas Big Bengut, kur universi ishte vetëm 3% e moshës së tij aktuale.

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s dhe Observatori i rrezeve X Chandra vunë re vrimën e zezë 13.2 miliardë vite dritë larg në galaktikën UHZ-1.

Kjo do të thotë se drita e tij ka udhëtuar 13.2 miliardë vjet për të arritur teleskopët tanë hapësinorë, duke e bërë atë një “fotografi mahnitëse të së kaluarës së lashtë”, sipas astronomëve.

Studiuesit besojnë se vrima e zezë u formua nga retë kolosale të gazit që u shembën në një galaktikë pranë një galaktike yjesh. Dy galaktikat u bashkuan dhe vrima e zezë mbizotëroi.

Shkencëtarët publikuan studimin e tyre në revistën shkencore Nature Astronomy.

Sipas autorit kryesor të studimit, Akos Bogdan i Qendrës Harvard-Smithsonian për Astrofizikën, vrima e zezë vlerësohet të peshojë midis 10% dhe 100% të masës së të gjithë yjeve në galaktikën e saj.

Në fakt, kjo madhësi as nuk mund të krahasohet me përmasat e vogla të vrimave të zeza në galaktikën tonë dhe galaktika të tjera afër, të cilat arrijnë 0.1%.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit