Rama: Shqipëria, i vetmi vend në rajon me taksë dhe TVSH zero për biznesin e vogël

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është përsëri i vetmi vend në rajon që e ka zero taksën për biznesin e vogël dhe zero TVSH-në për xhiron deri në 100 mijë euro.

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Durrës, Rama u shpreh se, “sot ne jemi përsëri i vetmi vend në rajon, se në Europë as nuk diskutohet, i vetmi vend i rajonit që kemi zero taksën për biznesin e vogël dhe zero TVSH për xhiron deri në 100 mijë euro”.

“Dhe në buxhetin e ri, ku nuk ka vetëm 400 milionë për paga plus, por ka edhe 250 milionë për indeksime pensionesh që bëjnë 650 milionë euro. Nuk ka asnjë rritje taksash”, tha Rama.

Rama shtoi se, “33% e buxhetit prej 7 miliardësh shkon për mbrojtje sociale. për gjithë ata që janë kategori që kanë nevojë për kujdesin social të shtetit, që nga pensionistët deri tek ish-pronarët, deri tek ish-të përndjekurit, deri tek bebet që sapo lindin marrin bonusin me çek prindërit e tyre për t’i uruar mirëseardhjen”.

Gjithashtu, Rama theksoi se, me buxhetin 2024 arrihet objektivi i përbashkët i të gjithë vendeve të NATO-s, që 2% e buxhetit shkon për Forcat e Armatosura.

“I gjithë ky kuadër nuk është një kuadër që tani jemi të lumtur, por është një kuadër që thotë, e para që kemi hapur një portë të re. E dyta, që këtë e kemi bërë ne. Dhe ne që kemi bërë këtë, sigurisht që dimë dhe do të bëjmë edhe atë që duhet bërë më tutje. Se nuk është kjo pikëmbërritja e gjithë kësaj përpjekje të përbashkët, por është një stacion i rëndësishëm, ku mund t’i shohim gjërat me krenari”, theksoi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit