Zelanda e Re dje ka shënuar njëvjetorin nga shpërthimi i vullkanit në Ishullin e Bardhë (Whakaari), i cili mori të paktën 22 jetë njerëzish, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njerëzit në vend përkujtuan incidentin dhe nderuan viktimat e vullkanit, i cili shpërtheu më 9 dhjetor të vitit të kaluar.
Udhërrëfyesit turistikë Kelsey Waghorn dhe Jake Milbank gjithashtu u bashkuan me vendasit për të përkujtuar incidentin i cili u shkaktoi “djegie të tmerrshme”, raportoi Radio Zelanda e Re.
Kolegu i tyre Hayden Marshall-Inman vdiq në këtë incident dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë.
Ishulli i Bardhë ndodhet 48 kilometra nga bregu lindor i Ishullit Verior të Zelandës së Re, në Gjirin Plenty.
Në mesin e viktimave të incidentit kishte turistë nga Australia, Britania e Madhe, Kina, Gjermania, Zelanda e Re, Malajzia dhe SHBA.
Vullkani kishte shpërthyer për herë të fundit në vitin 2001.
Autoritetet e Zelandës së Re ngritën akuza kundër 10 organizatave dhe tre individëve me pretendimin e tyre për dështimin e përmbushjes së detyrimeve shëndetësore dhe të sigurisë gjatë vizitës në vullkanin aktiv.
Duke njoftuar gjetjet e një hetimi muajin e kaluar, shefi ekzekutiv i WorkSafe, Phil Parkes tha: “Kjo ngjarje thellësisht tragjike dhe ishte e papritur, por kjo nuk do të thotë se ishte e paparashikueshme”.
Ai tha se palët nuk i përmbushën detyrimet e tyre dhe duhet të përballen me akuza në gjykatë.
Seanca e parë është caktuar më 15 dhjetor.


